Rruga Mavrovë-Dibër bllokohet pa paralajmërim në ditë zgjedhjesh?!

TË FUNDIT

Rruga Mavrovë-Dibër është bllokuar. Kjo ndodh sot në ditë zgjedhjesh lokale në Dibër.

Kryerësit e punimeve në rrugë na thanë se bllokimi do të zgjasë deri në orën 16, por në njoftimin e mesditës të Lidhjes Automote të Maqedonisë (LAMM) për gjendjen e rrugëve nuk shkruhet se kjo rrugë është e bllokuar, por vetëm bëjnë apel që në aksin Mavrovë-Dibër të vozitet me kujdes duke respektuar shenjat rrugore.

Në autokolonën në të cilën ndodhej edhe ekipi i TV21 kishte shumë votues dibranë që jetojnë në qytete të tjera por ende votojnë në Dibër.

Arsyetimi për të mos kaluar, siç na u tha, është se në rrugë ka makineri 4 metra të gjerë, që e pamundëson kalimin e makinave. Pas disa debatesh, policia lejoi të kalojnë qytetarët që në letërnjoftime ende si vendbanim e kishin Dibrën. Edhe ekipi i TV21 po ashtu u lejua të kalojë, megjithatë gjatë rrugës nuk hasëm asnjë makineri që të ketë zënë gjithë rrugën sa për ta bërë të pakalueshme./TV21