Kina, tradicionalisht një vend bujqësor, ka përjetuar përshpejtim të urbanizimit që nga nisja e politikës së saj të Reformës dhe Hapjes në fund të viteve 1970’. Më shumë se një dekadë më parë, popullsia urbane e vendit ia kaloi popullsisë rurale. Deri në vitin 2024, banorët e përhershëm urbanë përbënin 67% të popullsisë totale.
Nga viti 2013 deri në vitin 2024, Kina krijoi më shumë se 150 milionë vende të reja pune urbane.
Për zhvillimin e mëtejshëm të urbanizimit, objektivat u përcaktuan në një konferencë të zhvilluar nga e hëna në të martën në Pekin.
Në këtë konferencë të drejtuar nga presidenti kinez Xi Jinping, u paraqitën kërkesat e përgjithshme, parimet kryesore dhe detyrat prioritare për punën urbane.
Kërkesat e përgjithshme për punën urbane përfshijnë ndërtimin e qyteteve moderne që janë inovative, të dëshirueshme për të jetuar, të bukura, të përparuara kulturarisht dhe inteligjente, duke krijuar kështu një rrugë të re për modernizimin urban me karakteristika kineze.
Siç mësohet, duhet t’i kushtohen më shumë rëndësi miratimit të një qasjeje të orientuar me banorë në qendër të punës.
Në konferencën u përcaktuan prioritetet kryesore për zhvillimin urban, duke përfshirë optimizimin e sistemit modern urban, ndërtimin e qyteteve të gjalla të mundësuara nga inovacioni, krijimin e mjediseve të rehatshme dhe të përshtatshme për jetesë dhe promovimin e hapësirave urbane të gjelbra, me karbon të ulët dhe tërheqëse.
