Një ditë pasi Hungaria mbylli kufirin e saj me Serbinë, emigrantët që po vijnë kryesisht nga Siria, kanë gjetur një rrugë të re.
Grupi i parë i tyre ka mbërritur në Kroaci, prej nga shpresojnë të vazhdojnë udhëtimin drejt Gjermanisë.
Kroacia thotë se do lejojë njerëzit që të kalojnë, madje do i orientojë.
Kriza e emigrantëve ka shkaktuar edhe një çarje të re në Europë.
Kufizimet në kufi dhe përplasja për numrin e refugjatëve që duhet të marrë çdo vend, kanë shënuar një tjetër moment të errët për Bashkimin Europian.
Ndërkohë në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë po qëndrojnë qindra emigrantë.
Ata kanë ngritur tenda të improvizuara dhe gjatë natës ndezën zjarre.
