Rrokaqiejt njësoj si “Shkupi 2014”! Zaev: Nëse plotësohen kushtet ligjore, s’do të ketë pengesë për ndërtim

TË FUNDIT

Paralajmërimi për ndërtimin e tre rrokaqiejve te Holiday Inn vazhdon të ngjall revoltë, me çka rreth 8 mijë qytetarë nënshkruan peticion dhe treguan se janë kundër ndërtimit të ndërtesave të tilla në qendrën e qytetit. Kryeministri Zoran Zaev tha se çdo reagim i qytetarëve ia vlen për t’u menduar, por, shton se duhet të jetë sipas planit të detajuar urbanistik. Sipas tij ligjet janë ndryshuar që të pengohet megalomania në ndërtimin me çka ekziston kushtëzim për vendet e  parkingut dhe hapësirat e gjelbra.

 “Parkimi zgjidhet brenda, në parcelë, nuk mundeni jashtë nëpër garazhet me kate dhe kjo automatikisht e ul gabaritin e ndërtimit. Të paktën duhet të ketë 20% hapësirë të gjelbër, ndërsa siç më njoftoi kryetari i komunës, ka dyfish më shumë gjelbërim. Absolutisht nëse shkelet ndonjë prej ligjeve këtu ose në procedurën për dhënien e lejes për ndërtim, duhet të shfuqizohet leja dhe të mos jepet leje. Nëse plotësohen bazat ligjore patjetër se duhet çdokush ta shfrytëzojë të drejtën kushtetuese dhe të drejtën ligjore për të marrë leje për ndërtim”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.

Arkitektja Sanja Ragjenoviq vlerëson se plani për ndërtimin e tre rrokaqiejve e vulgarizon hapësirën dhe është diçka e ngjashme me atë që i ndodhi qytetit me projektin “Shkupi 2014”.

 “Infrastruktura, posaçërisht ajo e trafikut, qasje e numrit aq të madh të automjeteve disa herë në ditë, sigurisht këtë e pamundëson dhe të them se për lokacione të tilla të vetme patjetër të bëhen me konkurs. Kjo që po ndodh tani, në thelb është e njëjta me atë që ndodhi me “Shkupi 2014”, theksoi Sanja Ragjenoviq – arkitekte.

A ishte e mundur që për këtë periudhë kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq të bëjë diçka përderisa zgjaste moratoriumi, përkatësisht të ndryshojë PDU? Ragjenoviq thotë se jo vetëm që ka mundur, por e ka pasur patjetër ta ndryshojë.

 “Kryetari i komunës Qendër, Komuna dhe disa persona të angazhuar rreth urbanizmit, me gjithë sabotimin nga institucionet tjera, duke përfshirë edhe me shtëpitë malore, të njëjtët që kanë punuar edhe në planet e mëparshme të cilët dukshëm nuk janë të mirë dhe të ripunojnë të njëjtat plane dhe të na “shesin” përralla se punojnë për një denarë në metër katror, për shkak se e duan qytetin e tyre, është përrallë për fëmijë të vegjël. Ky urbanizëm si dhe të gjithë urbanizimet e tjerë, në pjesën më të madhe zhvillohen në radhën investitor-planifikues-komunë, qytet dhe arkitekt i projektit”, shtoi arkitektja Sanja Ragjenoviq.

Sipas informacioneve të fundit në hapësirën e parkingut përballë Holiday Inn planifikohet të ndërtohen tre ndërtesa me 15,20 dhe 25 kate. Kompania MG Fresh dhe KOM përmes kompanisë “Obnovieli” tashmë kanë paguar shpenzimet komunale në shunë prej 150 milion denarëve, përkatësisht 2,4 milion euro.