Ministria e Shëndetësisë, informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.569 testime të realizuara, 36 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 12 persona të shëruar nga korona virusi, ndërkaq anjë viktimë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 156.017 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150.263 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.489 pacientë. Raste aktive në vend janë 265./TV21
