Rritje e qarkullimit në industri

TË FUNDIT

Të vërtetat dhe gënjeshtrat për Covid-19 dhe vaksinën

Vaksinimi i detyrueshëm kundër koronavorusit vijon, ndërsa vetë vaksina do ta ndryshojë ADN e njeriut: akuzat e...

Akuza kundër funksionarëve libanezë për shkak të shpërthimit në Bejrut

Prokurori shtetëror libanez, Gasan Muri sot parashtroi aktakuzë kundër nëpunësve të tanishëm dhe të mëparshëm doganorë në...

Numri i të infektuarve me koronavirus në botë tejkaloi 60 milionë

Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë mbrëmë tejkaloi 60 milionë, tregojnë të dhënat e...

Siri: Sulm ajror izraelit në Damask

Ushtria siriane kumtoi se në sulmet ajrore izraelite është goditur rajoni në paralagjen jugore të Damaskut, ku...

Në pjesën më të madhe të shtetit temperaturat e mëngjesit nën zero

Më ftohtë sot në mëngjes është në Berovë ku janë shënuar -9 gradë Celsius, ndërsa nën zero...

Qarkullimi në industri në shtator të këtij viti është rritur për 18.8 për qind në krahasim me muajin e kaluar dhe për 6.2 për qind në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar. Në nëntë muajt e parë të këtij viti, qarkullimi në industri është zvogëluar për 11.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikave (ESHS), qarkullimi total në industri në shtator të vitit 2020, krahasuar me shtatorin e vitit 2019, ka shënuar rritje te mallrat e ndërmjetme, përveç energjisë për 3.2 për qind dhe mallrave kapitale për 15.8 për qind, ndërsa rënie ka në Produktet e qëndrueshme të konsumit të gjerë për 8.3 për qind dhe Produktet e jo qëndrueshme të konsumit të gjerë për 3.5 për qind.

Qarkullimi në industri në tregun e brendshëm në këtë periudhë është rritur për 0.5 për qind dhe shënon rritje te mallrat e ndërmjetme, përveç energjisë për 9.2 për qind, ndërsa rënie ka te mallrat kapitale për 29.5, Produktet e qëndrueshme të konsumit të gjerë për 7,2 për qind dhe Produktet e jo qëndrueshme të konsumit të gjerë për 2.2 për qind. Krahasuar me gushtin e vitit 2020, ai është rritur për 9.8 për qind, ndërsa në periudhën janar-shtator 2020, krahasuar me të njëjtën nga viti 2019 ka rënie prej 2.7 për qind.

Qarkullimi në industri në tregjet e huaja, në shtator 2020, krahasuar me shtatorin 2019 është rritur për 8.4 për qind dhe ka një rritje të mallrave të ndërmjetme, përveç energjisë për 1.5 dhe mallrave kapitale për 17.1 për qind, ndërsa shënohet rënie te Produktet e qëndrueshme të konsumit të gjerë për 11.9 dhe Produktet e jo qëndrueshme të konsumit të gjerë për 4.4 për qind. Krahasuar me gushtin e vitit 2020 është rritur për 21.5 për qind, ndërsa në periudhën janar-shtator 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar kishte rënie prej 13.6 për qind. 

TË NGJAJSHME