Rritje e pagave, pensioneve dhe kontroll i pasurisë së gjyqtarëve e prokurorëve, pjesë e premtimeve të koalicionit Mundemi

TË FUNDIT

Kandidatja për deputete në zonën zgjedhore 1 e koaliconit “Mundemi”, Milla Carovska, në emisionin Debat Zgjedhor në TV21 foli për projektet e koalicionit të saj për qeverisjen e ardhshme nëse fitojnë besimin e qytetarëve me votë.

Ajo tregoi se koliacioni “Mundemi” planifikon rritje të pagës minimale për 40 për qind, ndërsa pagën mesatare premtojnë se do ta rrisin për 30 për qind. Ajo po ashtu premtoi rritje edhe të pensionit minimal që do të shkonte në 10.700 denarë.

Carovska po ashtu premtoi edhe shtet të së drejtës, duke kontrolluar pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, revizion që do ta bëjë Komisioni Antikorrupsion. Po ashtu tha se duhet të marrër fund vjetrimi i lëndëve gjyqësore.

“Qytetarët do të marrin shpërblim nëse e paraqesin korrupsionin” tha ajo.

Premtoi edhe anulimin e harxhimeve rrugore për deputetët./TV21

Покачување од 40% на минималната, 30% на просечната плата – што друго ветува коалицијата „Можеме“?

Rritje 40% e pagës minimale, 30% e asaj mesatare. Çfarë tjetër premton koalicioni #Mundemi nëse fiton besimin e qytetarëve më 15 korrik? Flet #MillaCarovska, kandidate në #NjZ1Покачување од 40% на минималната, 30% на просечната плата – што друго ветува коалицијата „Можеме“?

Gepostet von TV21 am Donnerstag, 2. Juli 2020