Spanjollët u relaksuan tepër gjatë pushimeve, duke u shoqëruar me të afërmit dhe miqtë, kështu që koronavirusi u përhap përsëri në vend, njoftoi mbrëmë Ministria spanjolle e Shëndetësisë.
Numri i rasteve pozitive të Kovid-19 në dy javët e fundit është rritur nga 350 në 435 persona për 100.000 banorë, ndërsa pranimi në repartin e kujdesit intensiv, ku pacientët janë të lidhur me aparate për frymëmarrje, është rritur nga 24 në 26.
“Me siguri janë argëtuar më shumë sesa duhej. Tani duhet ta pranojmë atë që vijon”, tha kreu i shërbimit shëndetësor Fernando Simon.
Gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, rreth 47 milionë njerëz ishin të lirë të vizitonin të afërmit e tyre në të gjithë Spanjën.
