Rritja e çmimeve, Gjermania ndihmon qytetarët, ul taksat mbi karburantin

TË FUNDIT

Inflacioni rekord i shkaktuar në pjesën më të madhe nga lufta në Ukrainë ka bërë që Gjermania të prezantojë masa për të lehtësuar barrën e konsumatorëve.

Njerëzit në këtë shtet do të mund të blejnë bileta të transportit publik që mbulojnë udhëtimet në të gjithë territorin për 9 euro në muaj.

ër të luftuar çmimet e larta të karburantit, qeveria gjermane ka ulur gjithashtu taksat mbi karburantin. Ndërsa shumë pasagjerë gjermanë të trenave ishin në favor të abonesë, të tjerët kishin frikë se biletat e lira do të çonin në trena të tejmbushur me njerëz dhe destinacione më të ngarkuara pushimesh.

“Mendoj se është diçka e mirë, një ide e mrekullueshme”, thotë një udhëtare. Ndërkohë disa pika karburanti në Gjermani kanë ulur çmimet e tyre për të kënaqur klientët. “Është rreth 20 cent më pak, dukshëm më lirë, është një ndryshim pozitiv”, tha klienti Fabian Winkler në Mynih.