Rritet shkëmbimi tregtar në mes RMV-së dhe Kinës! Si dhe çka ndikoi në rritjen e shkëmbimit?

TË FUNDIT

Republika Popullore e Kinës është tregtuesi më i madh në botë. Viteve të fundit nëpër gjithësi bota e ka rritur shkëmbimin tregtar me Kinën. Po njëjtë edhe Republika e Maqedonisë së Veriut. 20 vitet e fundit shkëmbimi tregar mes Kinës dhe Maqedonisë së Veriut është rritur përreth 4-5 mijë%. Republika Popullore e Kinës, si partner i Maqedonisë së Veriut nga vendi i shtatë kaloi në vendin e katërët tregojnë statistikat e Entit Shtetëror për Statistikë.

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikës datojnë që nga pavarësia e shtetit. Që atëherë e deri më sot kemi një rritje të vazhdueshme të tregtisë. Për shembull, në vitin 1990, importet do të ishin vetëm 21 milion dollarë, të cilat në 8 vitet e ardhshme kanë vazhduar të kenë ulje. Por nga viti 1999 e deri në vitin 2008 të kemi rritje të importit nga Kina që arriti në 316 milion dollarë. Në vitin 2019, importi i produkteve nga Kina në Republikën e Maqedonisë Veriore është 545 milion dollarë. Ndërsa në vitin 2020, importi nga Kina ishte 522 milionë euro.

 “Statistikat që i ka Ministria e Ekonomisë, tregojnë se në vitin 2020 tregtia është 664 milionë euro, prej të cilave 522.55 milionë euro importi ndërsa eksporti është 141 milionë euro. Me këto shifra Kina u bë partneri i katërt i Maqedonisë së Veriut pas Gjermanisë Mbretërisë së Bashkuar, Irlandës dhe Serbisë, të cilat janë tre partnerët më të mëdhenjë. Kina deri më tani ishte partneri i shtatë por këtë vit dhe në vitin 2020 kemi pasur rritje ndërsa me shtetet tjera kemi zvogëlim për shkak të Covid-19”, tha Ilir Shabani – Udhëheqës i Sektorit për Bashkëpunim Tregtar Ndërkombëtar.

 “Vlera e lartë e importuar e mallrave nga Kina është indikator që në fakt ajo tregon se sa kemi kapacitete ne si shtet të importojmë mallra nga shtetet tjera të zhvilluara të rajonit. Por kjo nuk do të thotë që çdo gjë që importohet nga Kina ka kualitet të ulët ose cilësi të ulët, për shkak se sipas statistikave zyrtare të BE-së, vërejmë se Gjermania 80 milardë euro bën import nga Kina, SHBA-të mbi 420 milionë euro kështu duke u bë SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian si partnerët më të fuqishëm tregtar të Kinës. Këto produkte që vijnë nga Kina në vendet me ekonomi të ulët si Maqedonia e Veriut do të pësojnë një goditje të rëndë në momentin kur vendi jonë do të anëtarësohet në BE, natyrisht se me anëtarësimin në BE do të ketë kërkesë për rritje të standardit të cilësisë dhe natyrisht kjo do të ndërrojë struktura dhe kualiteti i produkteve por nuk do të thotë që mund të ketë zvogëlim të importit nga Kina”, u shpreh Durim Zeqiri nga OEMVP.

Investimet të cilat i bën Republika e Kinës në infrastruktur në sektorin e energjetikës dhe në porte e bëjnë më të lehtë tregtinë mes dy shteteve, vlerëson profesori i ekonomisë, Bunjamin Bela.

 “Republika Popullore e Kinës 20 vitet e fundit, ka pasur një rritje dramatike në aspektin ekonomik. Për neve si ekonomi vendore duhet kuptuar faktin se investime ose lidhja tregtare që e kemi Republikën e Kinës nuk varet vetëm në drejtimin si shtet por edhe i tërë Ballkani. Duke pasur parasysh nëpër gjithësi Ballakni ka qenë pikë takimi mes Lindjes dhe Perëndimit. Mendoj se kjo rritje e tregtisë mes Kinës dhe RMV-së, ka një bazament tek plani global i Republikës Popullore të Kinës për Ballkanin perëndimor nëpër gjithësi, sepse nëpërmjet kësaj shifen investimet të cilat vijnë prej Kinës në infrastruktur në sektorin e energjetikës në porte të ndryshme në rrugë të gjitha këto e bëjnë shumë më të lehtë tregtinë mes dy shteteve. Por edhe pozicionin që ka Maqedonia brenda Ballkanit për pozicionimin e ndërmarrjeve të cilat dëshirojnë të vijnë në Maqedoni dhe të investojnë përmes investimeve direkte me të cilën ndoshta do të ketë një efekt të rëndësishëm për ne si shtet”, theksoi Bunjamin Bela – profesor i ekonomisë.

Por në fakt çfarë mallrash importon Maqedonia e Veriut nga Kina. Ekspertët për TV21, vlerësojnë se me rritjen e vazhdueshme të teknologjisë dhe domosdoshmëria nga trendi i ri i ka rritur importin e pajisjeve teknologjike.

 “Shkëmbimi tregtar midis NEPTUNE dhe Republikës Popullore të Kinës është sigurisht mjaft i rëndësishëm, në vitet e kaluara ajo ka regjistruar një rritje serioze, veçanërisht në 5 vitet e fundit. Sigurisht, kulmi është viti 2020 kur rritja është 36% dhe arrin deri në 52% të importit total të produkteve për konsum të elektronikës dhe mallrave të bardha. Sigurisht, kjo rritje është ndikuar nga ndryshimet globale në industri dhe blerja e prodhuesve të caktuar, madje edhe atyre evropianë nga pronarët kinezë, i cili transferon prodhimin në Kinë. Еshtë e rëndësishme të thuhet se shumica e celularëve, TV-ve, kondicionerëve dhe kështu me radhë, do të thotë që një pjesë e madhe e produkteve prodhohen në Kinë dhe kjo është nje shkak të rritjes së tregtisë me Kinën”, u shpreh Goran Cvetinov – Drejtor Gjeneral i Neptun.

 “Vlerësimet janë që çdo kompani e cila merret me tregti importon nga Kina. Nëse jo produkte të gatshme finale së paku merr ndonjë material ose ndonjë pajisje i cili i ndihmon në ushtrimin e biznesit. Me rritjen e nivelit të përdorimit të pajisjeve teknologjike dhe digjitalizimit në 20 vitet e fundit kemi pasur një rritje të madhe sa i përket importit nga Kina për shkak se kjo u ka mundësuar kompanive që të kenë qasje edhe nëpërmjet mënyrave virtuale në tregjet e Kinës duke ua mundësuar dhe lehtësuar procesin prokurimit nga Kina”, shtoi Durim Zeqiri nga OEMVP.

“Nëse shohim tre vitet e fundit vendin e parë në import e zënë pajisjet elektrike. Kompjuterat, klimat. 3,4% në vitin 2020 ose 3.9% në 2019 janë pjaisjet elektrike prej të gjithë importit që e marrim nga Kina. Dikund 165 milionë euro është në vitin 2019 dhe 174 milion euro në vitin 2020, makineritë dhe pajisjet elektrike”, deklaroi Ilir Shabani – Udhëheqës i Sektorit për Bashkëpunim Tregtar Ndërkombëtar. 

Përveç pajisjeve teknologjike, nuk mungojnë as produktet për amvisëri në vendin tonë, tregon për TV21, biznesmeni Tahir Jakupi.

 “Kryekëput paleta e shërbimeve dhe prodhimeve që ne i ofrojmë në tregun e Maqedonisë janë produkte kineze 95%. (NGJITJE). Ne nga Kina importojmë porcelanin për amvisëri, pjesa e konsumit të gjerë për amvisëri gift produkte, zbukurime të ndryshme, trupa ndriques, është një palet mbi 8 mijë artikuj të cilët i ofrojmë tregut me shumicë në Maqedoninë e Veriut”, potencoi Tahir Jakupi – Sarp LTD.

Të bësh biznes me një nga ekonomitë më të mëdha në botë është privilegj, thonë biznesmenët. Por me çfarë vështirësishë po përballen gjatë importit? Vitin e fundit, pandemia me Covid-19 ndikoi edhe më shumë në vështirësitë e importit, ku e gjithë bota pati një mbyllje totale, e cila kjo ndikoi më së shumti në ekonomitë e vendeve më të vogla të cilat prodhimtarinë e tyre vendore e kanë shumë të ulët.

 “Sipas raporteve të ndryshme tregojnë se edhe lëndet e para ato kompani të cilat prodhojnë kanë hasur në shtrenjtim të lëndëve të para dhe kjo natyrisht se i ka rritur kostot e produkteve të cilat vijnë nga atje mirëpo këtu duhet pasur parasyshe se këto i adresohen më tepër krizës së Covid-it dhe kësaj periudhe të cilën tashmë i kemi bërë 1 vit e ca ku çdo ekonomi i është nënshtruar këtyre rrethanave të reja të cilat janë krijuar. Duhet pasur parasysh me paraqitjen e krizës së Covid-19, janë rritur edhe kostot e transportit të mallrave që vijnë nga Kina. Sipas raporteve të ndryshme kanë tejkaluar edhe dyfishin e çmimit paraprak. Dhe kjo natyrishtë që i bën probleme tregtarve të cilët importojnë nga Kina për shkak se krijojnë një devalvim të çmimeve dhe konsumatorët janë të mësuar me çmime të tjera dhe tash përballen me një realitet krejt tjetër faktikisht që duhet të blejnë produktet e njëjta por me çmime të shtrenjta”, thotë Durim Zeqiri nga OEMVP.

 “Tregtia me Kinën po shkon normalisht, pa probleme. Sigurisht që ndikimi i situatës Covid ishte i dukshëm vitin e kaluar, ne do të kemi akoma disa vështirësi nga prizmi i sigurimit të transportit, kostoja e transportit etj. Gjithashtu, kërkesa e rritur, e cila në një periudhë të caktuar ishte zvogëluar dhe tani është përqendruar në një kornizë më të shkurtër kohore, e cila është një vështirësi e caktuar në prokurim. Çmimi i transportit nga Kina është rritur ndjeshëm, transporti i anijeve në muajt e fundit ka qenë mjaft i shtrenjtë dhe sigurisht që do të ketë një ndikim në çmimet e shitjes me pakicë”, shtoi Goran Cvetinov – Drejtor Gjeneral i Neptun.

 “Vështirësit janë të mëdha posaçërishtë në këtë kohë të pandemisë. Pandemia filloi në Kinë. Ekonomia e kinës ishte e mbyllur më pastaj u transferua edhe te ne. Kohëve të fundit kemi peripeci të mëdha me transportin detar të cilat kostot janë rritur shumë dhe kohëve të fundit ndodhin peripeci edhe me transportin tokësor”, shprehet Tahir Jakupi – Sarp LTD.

Sipas statistikave të dy viteve të fundit që kemi një rritje graduale të importit nga Kina, ekspertët vlerësojnë se ky trend do të vazhdojë edhe viteve të ardhshme.

Republika Popullore e Kinës, me vite të tëra po bën një prodhim masiv me të cilën prodhimtaria e madhe kineze zvogëlon kostot e produkteve. Çmimet e arsyeshme të prodhimeve kineze janë si pasojë e klasës punëtore më të lirë për dallim nga shtetet tjera.