Rritet paga minimale në Kosovë, lihen jashtë veteranët

TË FUNDIT

Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim projektligjin që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale. Në këtë projektligj parashihet rritja e pagës minimale në 264 euro, nga 130-170 sa është aktualisht.

Ministri i Financave të Kosovës Hekuran Murati tha se projektligji do t’u ndihmojë më shumë se 100 mijë punëtorëve, të cilët paguhen më pak se 264 euro.

Projektligji ka nxitur debate të ashpra në Kosovë, pasi nuk e parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata do të vazhdojnë të marrin pension në vlerë 170 euro.