Rritet numri i viktimave pas sulmeve mes Izraelit dhe Hamasit

TË FUNDIT

Në përshkallëzimin e përplasjeve midis Izraelit dhe Hamasit, numri viktimave sot është rritur për të paktën 43 të vrarë në Gaza dhe gjashtë në Izrael.

Forcat palestineze ka hedhur qindra raketa në drejtim të Izraelit, i cili ka kryer sulme të mëdha ajrore në Rripin e Gazës.

Forcat palestineze konfirmuan se kanë hedhur 210 raketa drejt Tel-Avivit dhe Bersheba pas sulmit ajror izraelit në Rripin e Gazës, ndërsa ushtria izraelite bëri të ditur se kishte rrëzuar një të tretën e atyre raketave dhe se i kishte qëlluar militantët në Gaza në përgjigje të sulmeve me raketa në Jerusalem dhe zona të tjera.

Një ndërtesë banimi në Gaza u shemb dhe një tjetër u dëmtua rëndë pasi u godit vazhdimisht nga sulmet ajrore izraelite.

Izraeli kumtoi se aeroplanët e tij kanë qëlluar dhe vranë disa udhëheqës të inteligjencës Hamas këtë mëngjes, ndërsa sulme të tjera janë shënjestruara drejt caqeve të tjerë ushtarake të Hamasit.

Zyrtarët në Ministrinë e Shëndetësisë në Gaza konfirmuan se 43 njerëz ishin vrarë në sulmet ajrore, duke përfshirë 13 fëmijë dhe se forcat izraelite kishin thënë se po rishikonin raportet dhe se përparësia ishte shmangia e viktimave civile dhe se i kufizojnë aksionet e tyre në caqet ushtarake.

Liderët politikë dhe ushtria izraelite kumtuan se ata kanë vrarë dhjetëra “militantë” dhe kanë kryer sulme ndaj objekteve që i ka përdorur Hamasi.