Shënohet rritje e numrit të rasteve të reja dhe viktimave nga COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë me COVID 448 qytetarë nga 2475 testime të kryera në total.
Ndërkohë kanë humbur betejën me këtë sëmundje 15 pacientë.
Janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 87,193 që nga fillimi i epidemisë.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 2,302 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 53,992 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
