Në mesin e viktimave të aksidentit tragjik në Qafë-Muzinë janë edhe dy persona nga Ukraina. Policia konfirmon se pesë persona humbën jetën, pasi furgoni ra në humnerë.
Viktimat janë shoferi i furgonit, Bardhi Prodo, 51 vjeç dhe një çift të moshuarish Fiqiri dhe Drita Korçari, përkatësisht 77 dhe 72 vjeç, banues në Tiranë të cilët ishin pasagjerë. Ndërkohë, policia konfirmon se kanë humbur jetën, po ashtu T. F., 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe O. F., 53 vjeç, banues në Ukrainë.
E vetmja e mbijetuar, e cila ndodhej në furgon është G. D., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, lëndime ka marrë edhe shoferja e “Land Roverit” edhe dy të reja A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe, banuese në Itali, të cilat ishin pasagjere në mjetin e saj.
