Rritet numri i viktimave në 81 nga tërmetet në Turqi dhe Greqi

TË FUNDIT

Vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar të mbijetuarit eventualë nga tetë ndërtesat, që u shembën gjatë tërmetit në qytetin turk, Izmir, kumtuan autoritetet lokale.

Numri i viktimave nga tërmeti i fortë i së premtes në rajonin e Egjeut është rritur në 81.

Autoritetet turke kumtuan se kanë vdekur 79 persona, të gjithë në Izmir, ndërsa dy adoleshentë kanë vdekur në ishullin grek Samos.

Agjencia turke e menaxhimit me katastrofa dhe emergjencë (AFAD) kumtoi se 3.500 tenda dhe 13.000 shtretër janë siguruar për strehim të përkohshëm.

AFAD gjithashtu informon se 962 persona u lënduan gjatë tërmetit, prej të cilëve 740 tashmë janë lëshuar nga spitali. bs/bsh/