Rritet interesimi për vaksinim kundër Covid-19

TË FUNDIT

Interesimi për vaksinim çdo ditë po rritet. Deri më tani 400.284 qytetarë kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk . Në pikat e vaksinimit në vend janë vaksinuar gjithsej 220.733 qytetarë.

Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe dje në profiling e tij në Fejsbuk kumtoi se arritën 10.530 doza të reja të vaksinës së prodhuesit Fajzer, prej të cilave 5850 janë përmes negociatave të drejtpërdrejta me prodhuesin, ndërsa 4680 doza të cilat BE-ja I siguron si ndihmë përmes marrëveshjeve trilaterale në kuadër të programit “Tim Jurop” (Team Europe).

Këtë program për mbështetje në furnizimin e vaksinave për Ballkanin Perëndimor, thekson ministri, e koordinon Austria.

“Sasitë e vaksinave vazhdimisht po shtohen, u bëj thirrje qytetarëve të paraqiten për vaksinim në www.vakcinacija.mk”, shkroi Filipçe.

Vaksinimi masiv po zhvillohet në disa qytete të vendit dhe atë në QS “Boris Trajkovski” në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë dhe Ohër.

Numri I rasteve të reja me virusin Kovid-19 në shtet vazhdimisht po bie. Sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti për shëndet publik, janë regjistruar shtatë raste të reja me Kovid-19 nga 1.418 testime. Të gjithë pacientët e rinj pozitivë me koronavirusin janë nga Shkupi. Janë regjistruar 71 pacientë të shëruar dhe 18 persona të vdekur, prej të cilëve shtatë nga Shkupi.

Numri I përgjithshëm I personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vend prej fillimit të epidemisë është 155.067, numri I pacientëve të shëruar është 146.940, I të vdekurve është 5.329, ndërsa I rasteve aktive është 2.798 prej të cilëve 1129 janë në Shkup.

Po ulet edhe numri I hospitalizimeve me Kovid-19. Në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në qytetet e tjera po mjekohen 317 pacientë me Kovid-19, prej të cilëve 131 janë në Shkup.