Interesimi për studime jashtë vendit rritet nga viti në vit. Ena Popovska është studente e diplomuar me bursë në Selanik, ndërsa magjistraturën po e kryen në Kualla Llumpur të Malezisë në drejtimin – Menaxhment teknologjik. Atje është edhe Ambasadore e studentëve nga rajoni i Ballkanit. Në universitetin ku ajo mëson, 60% e studentëve janë nga shtetet e huaja. Kriteret që nevojiten për të qenë student në Universitetin më të njohur në Azi janë mesatarja mbi 8 dhe njohje solide e gjuhës angleze. Nëse duhet të bëjë komparacion mes sistemit të arsimit të vendit tonë dhe të atjeshëm, ajo thotë:
“Studimet deri diplomike dhe post dimplomike e ndjekin sistemin edukativ britanik. D.m.th. 70% pjesë praktike, 30% teori. Ka projekte seminarike që realizohen në bazë të industrisë. Vijnë profesor nga industria dhe na e bartin dijen e tyre”, tha Ena Popovska.
Ena aspak nuk e ka pasur të vështirë që të adaptohet me këtë vend të largët. Në Malezi ka shumë kultura dhe nacionalitete, që krijojnë miks të kulturave, traditave, zakoneve, që e bëjnë vendin edhe më interesant. Qyteti Kualla Llumpur, ku ajo qëndron, është qytet studentësh.
“Kualla Llumpur dhe Malezia janë të favorshëm për jetë studentore. Përafërsisht, shpenzimet mujore janë 500 dollarë. Me ato mbulohet ushqimi, qiraja dhe shpenzimet rrugore”, u shpreh Ena Popvska.
Në Malezi, siç thotë ajo, përqindja e papunësisë është pothuajse 0%. Dy herë në vit në fakultet shkojnë rreth 150 kompani që u ofrojnë punë studentëve. Vetë fakulteti ka rejting të punësimit 90% menjëherë pas mbarimit të studimeve dhe magjistraturës. Ena thotë se do të punësohej atje apo në ndonjë kompani tjetër të huaj, por nuk do të kthehej në Maqedoni.
Interesi për të studiuar jashtë vendit, është më i madh për shkencat mjekësore dhe teknologjike.
“Më së shumti studiojnë në Evropë, Itali, Gjermani, Francë. Malezia është destinacioni më i dashur nga Azia, për shkak se ofron kushte pak më të ndryshme dhe është vend më ekzotik, por kjo sigurisht që nuk e ulë cilësinë e studimeve, për shkak se është një nga Universitetet më të mira në botë”, deklaroi Jelena Dimovska.
Para disa viteve ka pasur rreth 1000 të interesuar për të studiuar jashtë vendit, ndërsa tani numri është mbi 3000. Arsimimi në Universitetet më të lira në Evropë në nivel vjetor është 1200 euro, ndërsa në më të shtrenjtat 100 mijë euro. Të shtunën në orën 10, në Holiday Inn do të ketë më shumë se 20 përfaqësues të universiteteve të ndryshme nga e gjithë bota, ku studentët do të mund të informohen për kushtet dhe kriteret për studime atje.
