Rritet eksporti, por edhe importi! Këmbimi i përgjithshëm tregtar me jashtë në vitin 2025 arrin 19,5 miliardë euro

TË FUNDIT

Këmbimi i përgjithshëm tregtar në periudhën janar-dhjetor 2025 ka arritur në 19,5 miliardë euro, njoftoi Enti i Statistikave, përcjell TV21. Eksporti i mallrave ka arritur në 8 miliardë euro dhe shënon rritje prej 2,9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa importi 11,5 miliardë euro ose 4,4 për qind më shumë.

Në periudhën janar-dhjetor 2025, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit, më së shumti është tregtuar me Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, të cilat marrin pjesë me 47,8 për qind në vëllimin e përgjithshëm të këmbimit. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian marrin pjesë me 58,9 për qind në këmbimin e përgjithshëm.