Tensionohen për situatën në Venezuelë
Juan Guaido, udhëheqësi i opozitës venezueliane ka bërë thirrje për përshkallëzim të protestave për të detyruar Presidentin Nicolas Maduro të heqë dorë nga pushteti.
Të mërkurën kur protestuesit u përleshën në Karakas me forcat e sigurisë, dhjetëra persona u plagosën.
Pohimet se Maduro ka qenë i gatshëm të largohet, Maduro i hedh poshtë dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për drejtimin e një grusht shteti.
Maduro tha se ata që përfshihen do të dënohen.
Tensionet rreth krizës po rriten midis SHBA dhe Rusisë.
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se SHBA mund të ndërmarrë masa ushtarake për të zgjidhur krizën dhe akuzoi Rusinë dhe Kubën për destabilizimin e vendit me mbështetjen e tyre për Maduron.
Por Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i tha Sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo, se ndikimi i Amerikës ndaj Venezuelës është destruktiv dhe shkelje e së drejtës ndërkombëtare.
