Një aeroplan luftarak “F-35 lightning 2” i forcave ajrore amerikane është rrëzuar në pistën e bazës së aviacionit “Hill”, në jug të Ogden, në shtetin federal Juta. Nuk ka të lëndua në incident, njofton televizioni CNN.
Një njoftimin nga baza e aviacionit “Hill” të dhënë përmes Tuiterit theksohet se piloti është katapultuar dhe është dërguar në një qendër mjekësore lokale.
Arsyen për incidentin do ta tregojë hetimi.
Piloti kthehej në bazën e aviacionit “Hill” nga një mision trajnimi rutinë kur u hodh pak para uljes, tha për mediat koloneli Kreg Andrell, komandant i krahut luftarak 388 të aviacionit amerikan.
