Akoma nuk dihen shkaqet e rrëzimit të helikopterit
Një helikopter i forcave të armatosura gjermane është rrëzuar të hënën në Gjermani.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën njëri nga pilotët, kurse piloti tjetër është lënduar. Ministrja e mbrojtjes, Ursula von der Leyen konfirmoi lajmin dhe u tha gazetarëve se piloti i lënduar ndodhet në spital duke marrë trajtimet e nevojshme.
Akoma nuk dihen shkaqet e rrëzimit të helikopterit model EC 135. Ushtria po heton për të zbuluar shkaqet e plota të rrëzimit.
Incidenti ndodhi një javë pasi një pilot u mbyt kur dy avionë të paarmatosur të Gjermanisë Eurofighter u përplasën mbi Gjermaninë verilindore./21Media
