Rrëzohet avioni i familjes Bin Laden

TË FUNDIT

Avioni privat i familjes së Osama Bin Laden është rrëzuar dhe ka lënë katër persona të vdekur të cilët ndodheshin në bord.

Rrëzimi ka ardhë pas përpjekjes për ulje. Daily Mail, shkruan se të vdekur kanë mbetur motra e Osama Bin Laden, njerka e tij, piloti dhe një person tjetër i cili ende nuk është identifikuar.

Avioni është rrëzuar në aeroportin Hampshire në Angli dhe shpërthimi i tij ka bërë që të përhapet një zjarr masiv i cili ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura por, deri më tani flitet vetëm për vështirësi gjatë uljes.