Rrëzohet aeroplani, vdesin 12 ushtarë

TË FUNDIT

Së paku 12 ushtarë kanë vdekur, pas rrëzimit të një aeroplani ushtarak në Kolumbi, ka njoftuar presidenti i vendit, Huan Manuel Santos.
Santos në llogarinë e tij në Tuiter shkroi se ekuipazhi kishte lajmëruar pak para fatkeqësisë se kishte probleme me motor.
“Shprehim keqardhje për këtë fatkeqësi të rëndë ajrore, e cila i mori jetën 12 heronjve të aviacionit kolumbian”, shkroi Santos në Tuiter, duke ngushëlluar familjet e viktimave.
Aeroplani u rrëzua në rajonin Las Palomas, rreth 800 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bogota./21Media