Ambasada amerikane në Rusi bëri thirrje deri tek qytetarët e saj që të largohen nga Rusia për shkak rrezikut nga sulmet terroriste në Moskë, Shën Peterburg dhe përgjatë kufirit me Ukrainën, njoftojnë mediat amerikane.
“Ekziston rrezik nga sulmet terroriste ndaj qendrave tregtare, stacioneve hekurudhore dhe metrove dhe vendeve të tjera për tubime të shumë njerëzve në qendrat e mëdha urbane, duke i përfshirë Moskën dhe Shën Peterburgun, si dhe në zonat e tensioneve të rritura përgjatë kufirit rus me Ukrainën”, kumtoi ambasada.
Ata rekomandojnë që qytetarët e tyre të përgatisin plan për evakuim, pavarësisht ndihmës së qeverisë amerikane.
