Rrethrrotullimi si “Lulja e fatit” (FOTO)

TË FUNDIT

Ministria e Infrastrukturës e Kosovës ka publikuar një fotografi të rrethrrotullimit të ri në afërsi të qytetit të Lipjanit. Kjo vepër inxhinierie do të lidhë faktikisht gjithë Kosovën.
Aty lidhet autostrada Morinë-Merdare, ajo Prishtinë-Shkup dhe magjistralja Prishtinë-Pejë.

Por, në Shqipëri, mediat kanë bërë krahasime duke thënë se atje ka mungesë të mbikalimeve dhe nënkalimeve, e që sipas tyre bëhen shpesh shkak i aksidenteve të shumta automobilistike fatkeqësisht që nuk ka infrastrukturë rrugore të këtij niveli, sikur në Kosovë.

Gjithnjë duke patur parasysh krahasimin infrastrukturor me Kosovën, në pjesën e kufirit matanë Morinës, pjesa kosovare e Rrugës së Kombit është tërësisht e përfunduar dhe me standarde të larta, ndërsa pjesa shqiptare është e papërfunduar prej mbi 5 vjetësh tashmë, duke e kthyer Rrugën e Kombit më tepër në një mit se sa realitet të prekshëm.