Ka shkuar në 7.939 numri i personave që janë arrestuar në ngjarjet e shënuara në Kazakistan.
Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme e Kazakistanit, janë përditësuar të dhënat lidhur me të arrestuarit në operacionet që vazhdojnë në vend. Në deklaratën e ministrisë theksohet se ka shkuar në 7.939 numri i personave që janë arrestuar nga policia.
Ndër të tjera informohet se 207 persona janë arrestuar në dy tregje në Almaty dhe në operacionin në fjalë janë sekuestruar 5 automjete të vjedhura, armë dhe sende të tjera të vjedhura si kompjuter dhe vegla muzikore.
Edhe Komiteti Kombëtar i Sigurisë së Kazakistanit, njoftoi se në ngjarjet e shënuara në Almaty janë neutralizuar 2 grupe. Grupet në fjalë kanë marrë pjesë në ngjarjet për prishjen e rregullit të rendit publik në qytet në periudhën 4-8 janar dhe se në vendet ku ata qëndronin janë gjetur armë dhe libra fetarë.
