Rreth 40 poste do t’i kalojnë ASH-së! Do të shkarkohen drejtorë të Alternativës, por edhe të Grupit të Zjarrit

TË FUNDIT

Rreth 40 funksionarë si drejtorë apo zv.drejtorë do të zëvendësohen nga figura të reja të Aleancës për Shqiptarët pasi kjo e fundit u bë pjesë e ekzekutivit. Shumica e posteve janë poste që deri tani janë udhëhequr nga Alternativa, ndërsa TV21 mëson disa prej tyre:

Në MEPSO vjen Syrija Rashidi në vend të Orhan Murtezanit

Në Fondin Pensional vjen Arsim Hasani në  vend të Dritan Bexhetit

Në Agjencinë për Rini dhe Sport vjen Isak Lazami në vend të Amir Bilalit

Në Qendrën për Punë Sociale në Shkup vjen Izair Memeti në vend të Liridon Baftiut

Në Spitalin e Tetovës vjen Pëllumb Vela në vend të Amir Elezit

Aleancës do t’i jepen edhe poste të cilat deri tani i kishte BDI. Në Shtëpinë e Shëndetit Shkup vjen Vullnet Selimi në vend të Besim Kokës, e ky i fundit është rreshtuar pas grupit të zjarrit në krah të Izet Mexhitit. I njëjti fat e ka pritur edhe Rijad Alimin i cili do të zëvendësohet nga Tair Tahiri.

BDI ia ka liruar vendin Aleancës edhe në disa poste tjera siç janë:

Në Pyjet e Maqedonisë vjen Safet Miftari (zv.drejtor) në vend të Berat Deharit (BDI)

Në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari vjen Denis Aliti (zv.drejtor) në vend të Besnik Elezit (BDI)

Në Inspektoratin Shtetërorë të Arsimit vjen Halit Ferati në vend të Ardian Musliut (BDI)

Agjencia për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar i jepet nën drejtim Driton Nebiut, ndërsa largohet Faton Asani i LSDM-së. Në Postën e Maqedonisë Vasko Stefanov zëvendësohet nga Bujare Abazi. Ndërsa në Onkologji emërohet drejtor ekonomik Halid Matoshi. Në Klinikën Neurologjike drejtor i ri do të jetë Visar Miftari, në Klinikën e Dermatologjisë, Genc Selmani, në atë të Oftamologjisë rikthehet Bekim Tateshi  ndërsa drejtor i ri ekonomik i Klinikës së Gjinekologjisë do të jetë Rijad Shaqiri.

Aleancës për Shqiptarët do t’i kalojnë edhe disa drejtori që deri tani kanë qenë nën udhëheqjen e Lëvizjes Besa edhe pse kjo e fundit ka kohë që është tërhequr nga shumica, siç janë Biblioteka e Tetovës me të cilën do të udhëheqë Nurije Bajramidhe në Vardar Film vjen Bujar Bajrami në vend të Sani Saidit.

Kujtojmë se, Aleanca për Shqiptarët u bë pjesë e shumicës së re duke marrë nën udhëheqje edhe tre ministri dhe dy zëvendësministra.