Rreth 29.000 të infektuar të rinj në Greqi, numri më i lartë në tremujorin e fundit

TË FUNDIT

Organizata kombëtare për shëndet publik e Greqisë kumtoi për 28.933 raste të reja me Kovid-19, që nëse bëhet analizë e të dhënave të përditshme, është numri më i lartë i të infektuarve të rinj në nivel ditor në gati 80 ditët e fundit.

Për dallim nga 27.490 rastet e djeshme nga 113.940 testet e bëra, sot ka gati katër herë më shumë testime, gjegjësisht të infektuar të rinj nga 434.502 teste.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 49 persona, ndërsa 351 pacientë (nëntë më shumë se dje) janë kyçur në repartet për kujdes intensiv në spitalet greke.

Nga fillimi i pandemisë në vend janë konfirmuar 2.986.880 raste me Kovid-19, ndërsa kanë vdekur gjithsej 27.392 persona.