Rreth 220 imigrantë u shpëtuan në Detin Mesdhe

TË FUNDIT

Rreth 220 imigrantë, të cilët u shpëtuan në afërsi të brigjeve të Libisë, janë dërguar sot në qytetin port në Itali, Katania.

Roja detare e Italisë njoftoi se imigrantët kanë qenë duke lundruar në dy anije të gomës dhe se janë shpëtuar rreth 40 milje nautike nga brigjet e Libisë.
Në grupin e refugjatëve të shpëtuar ishin edhe 50 femra.

Italia ndërkohë ka shprehur frikën se nëse nuk ndërmerren masa emergjente, numri i imigrantëve ilegal, të cilët arrijnë nga Afrika në brigjet e Italisë deri në fund të këtij viti mund të arrijë shifrën prej 200 mijë sosh./21 Media/