Rreth 2.500 trupa amerikane kanë mbetur në Afganistan

TË FUNDIT

Presidenti amerikan në largim Donald Tramp deklaroi dje se numri i trupave në Afganistan është në nivelin më të ulët në 19 vitet e fundit. Por ai nuk dha një shifër.

Rreth 2.500 trupa amerikane janë sistemuar tani në Afganistan.

Tramp përsëriti se dëshira e tij e kahershme është të tërheqë të gjitha trupat amerikane nga Afganistani.

“Unë gjithmonë do të jem i përkushtuar për t’i dhënë fund luftërave të pafundme”, tha Trump.

Administrata e Trampit arriti marrëveshje me talebanët në shkurt të vitit të kaluar për t’i tërhequr trupat amerikane nga Afganistani brenda 18 muajve.

Presidenti i zgjedhur amerikan Xho Bajden po bën presion për mbajtjen e një numri të vogël të forcave kundër terrorizmit në Afganistan.

Sipas Ligjit për mbrojtje, të cilin Kongresi e votoi para dy javëve e ndalon Pentagonin të përdorë fonde nga Buxheti i vitit të kaluar dhe këtij viti për të ulur numrin e trupave të Afganistanit për më pak se 4.000. Tramp vuri veton e projektligjit, por Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati votuan për të përmbysur veton presidenciale./MIA