Rreth 18% e pompave në Francë, me mungesë të karburanteve

TË FUNDIT

Gati 18 për qind e pompave të karburantit në Francë këtë mëngjes mbetën pa të paktën një lloj karburanti – deklaroi zëdhënësja e qeverisë dhe ministre e Energjisë, Mod Brézhon.

Sipas saj, 83 për qind e pompave që mbetën pa karburant janë ato të “Total Energies”, të cilat në këtë situatë kanë vendosur çmimet e karburanteve në 1,99 euro për litër benzinë dhe 2,09 euro për litër dizel – raportoi portali BFM TV.

Brézhon njoftoi se kryeministri francez, Sébastien Lecornu, në ditët në vijim do të prezantojë një paketë të re ndihme për karburantet, por theksoi se ndihma nuk do të jetë universale dhe nuk do të ketë ngrirje të çmimeve.

Brézhon tha se paketa do të përfshijë masa specifike për ndihmën e konsumatorëve të prekur nga gjendja aktuale e tregut të karburanteve.