Rreth 1,4 milionë amerikanë javën e kaluar janë paraqitur si të papunësuar

TË FUNDIT

Rreth 1,4 milionë amerikanë javën e kaluar kanë parashtruar dokumente për papunësim, kumtoi sot Ministria amerikane e Punës.

Numri i Ministrisë së Punës tregon rritje për 109.000 nga numri i rishikuar javën paraprake.

Kjo është rritje e parë e raportit javor për më shumë se tre muaj.

Në SHBA për çdo ditë regjistrohen numra të rinj shumë të lartë të rasteve të reja të të infektiarve me koronavirus, posaçërisht në shtetet jugore dhe perëndimore.

Disa autoritete lokale i kanë tërhequr lejet për hapjen e bizneseve të caktuara, si pjesë e përpjekjeve për klontroll të infeksionit, duke i detyruar objektet paradokohe të hapura afariste, sërish të mbyllen./MIA