Për shkak të reshjeve të shumta të shiut dhe borës, ka pasur rrëshqitje dheu në fshatin Shipkovicë, përcjell TV21. Nga rrëshqitja rrezikohen katër shtëpi, banorët e të cilëve tashmë janë evakuuar. Kryefamiljari i njërës prej shtëpive, Mumin Veliaj apelon deri te autoritetet që ta ndërtojnë një mur, që do të parandalonte rrëshqitjen e dheut.
“Ka rrëshqitur diku në ora 3 të natës, momentalisht kemi dalë prej shtëpisë. Jemi te vëllau. Apeli im është që sa më parë të rregullohet kjo. Pak pasi të përmirësohen kushtet atmosferike, të ndërtohet ky muri. Besoj që shpëtojmë edhe ne edhe këta lartë. Se këta lartë janë…do ta kishin rregulluar por luftojnë për bukë, nuk kanë dmth…ne të gjithë jemi raste sociale, por këta më lartë janë më rëndë me gjendjen ekonomike”, tha mes tjerash Veliaj.
