Rregulla të veçanta për fillimin e mësimit në Greqi

TË FUNDIT

Nga një nxënës në bankë në distancë prej një metër e gjysmë, më së shumti 15 nxënës në secilën klasë, ndarje e klasave dhe pushime alternative që të shmangen rrëmujat, janë disa nga rregullat nën të cilat do të punojnë shkollat greke sipas udhëzimeve të vendimit të përbashkët të ministrave të ministrave kompetent dhe të Ministrisë së Arsimit të Greqisë.

Të hënën fillon mësimi për maturantët, përderisa më 18 maj, në bankat e shkollës kthehen të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në Greqi. Për shkollat fillore dhe kopshtet e fëmijëve prej katër deri në gjashtë vjet, në mënyrë shtesë do të shqyrtohet mundësia për hapjen më 1 qershor, nëse këtë e lejon rrjedha e epidemisë.

Nëse në klasa ka mbi 15 nxënës, ata do të ndahen në dy grupe. Njëri grup do të ndjek mësim të hënë, të mërkurën dhe të premten tjetri të martën dhe të enjten, ndërsa do të ndërrohen sipas javëve. Në ditët kur nuk do të kenë mësim në shkolla, është paraparë program për mësim në shtëpi.

Sipas rregullave të mënyrës së punës, nevojitet që nxënësit dhe profesorët të jenë të kujdesshëm gjatë daljes nga klasat, kjo të jetë graduale dhe me radhë, të ekzistojnë pjesë të ndryshme për secilin grup, gjatë pushimeve të ajrosen klasat, ndërsa janë të ndaluara lojërat me top (basketboll, futboll,  volejboll dhe të ngjashme) në pushimet e mëdha ose gjatë orëve.

Për orët e informatikës, tastiera e kompjuterëve duhet të jetë e mbuluar me foli të tejdukshme nga plastika, nga ato të cilat përdoren për ushqim, që të mund të ndërrohet për secilin nxënës./MIA