Nuk mund maksimalisht të izolohem nga ajo që po ndodh, por përpiqem t’i shmang të gjitha ndodhitë në skenën politike. Kështu ish-afaristi, Lupço Nikollovski-Fufo, në emisionin “Klik Plus” të TV21 shpjegoi se si sheh ndaj ngjarjeve aktuale në vend. Thotë se më parë, kur ka qenë pronar i një objekti hotelierik, vazhdimisht ka pasur kontakte të afërta me politikën dhe politikanët.
“Kjo nuk do të thotë se mund të izolohem tërësisht, por megjithatë nga momenti kur nuk jam më pronar i objekteve hotelierike, sado pak kam pozitë të privilegjuar, nuk duhet me çdo kusht të marr pjesë në mënyrë aktive në çdo ngjarje politike. Aso kohe nuk mundesha t’i shmang, nuk mundesha të tërhiqem nga ato”, u shpreh Lupço Nikolloski – Fufo.
Ai tha se për dallim nga më parë, tani komunikimi i pjesëmarrësve nga anët e kundërta në politikë, është shndërruar në agresion dhe urrejtje të ndërsjellë.
“Me përgjegjësi të plotë pohoj dhe garantoj se po mblidheshin të gjitha elitat politike nga parti të ndryshme me ideologji të ndryshme dhe nuk kishte rezistencë të tillë mes politikanëve në objektin tonë. Tani ndjej, sërish nuk garantoj se në vendet ku shkon një garniturë politike, në ato vende gati se nuk hyn, ose ka bllok apo rezistencë, ose është dënuar ai objekt hotelierik, sepse atje mblidhen njerëz nga opozita, sepse në atë moment ose në atë periudhë, pushteti ka fuqi për ta dënuar”, shtoi Lupço Nikolloski – Fufo.
Nikollovski-Fufo, foli edhe për jetën e tij, respektivisht për të kaluarën që ka të bëjë me bixhozin, borxhet dhe dështimin e biznesit dhe jetës së tij. Në fillim kisha mundësi menjëherë të paguaj, por më vonë kur fillova të bie poshtë, ishte shumë vështirë të kthehem. Duke luajtur bixhoz humb paratë, fytyrën, besimin, por e humb edhe gjënë më të rëndësishme – familjen, tha Fufo.
