Rrahje mes grave, njëra përfundon në spital

TË FUNDIT

Është arrestuar një grua në Gjakovë, e cila pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se sulmoi një grua tjetër.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që, e njëjta pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar viktimën femër kosovare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.