Rrahja për vdekje e 18-vjeçarit nga Podujeva, publikohen pamje nga kamerat e sigurisë

TË FUNDIT

IndeksOnline ka publikuar pamje që pretendohet se janë nga rrahja për vdekje e Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçarit nga Podujeva. Në pamje shihet se si i riu fillimisht goditet me veturë, e më pas me një mjet të fortë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar dy persona të moshës së mitur për shkak të veprës penale ‘vrasje në tentativë’,  tashmë ‘vrasje’ e Lulzim Fejzullahut (18).  

Më 15 janar 2024, në Podujevë, pas një përleshje fizike, dy të dyshuar të mitur e kanë goditur me një shkop tashmë të ndjerin, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e tyre është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Po më 15 janar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “vrasje në tentativë” (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente, prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe të dyshuarit aktualisht ndodhen nën masën e paraburgimit.