Ronela Hajati me këngë në gjuhën italiane

TË FUNDIT

Këngëtarja Ronela Hajati, e cila ndodhet në Milano të Italisë, po punon atje për një projekt të ri muzikor.

Ajo ka treguar se është duke e realizuar një këngë në gjuhën italiane.

“Të festojmë për këngën time të parë në gjuhën italiane të cilën jam duke e bërë”, ka njoftuar Ronela në Instagram.

Shqipëria këtë vit në Eurovision është përfaqësuar nga Ronela Hajati. Artistja, përformoi e para në gjysmëfinalen e parë të konkursit evropian të këngës, mirëpo nuk arriti të kualifikohej për në finale.

Kujtojmë se nga ky edicion i Eurovisionit, Ukraina doli fituese./21Media