Ronaldo thotë se ekipi po shkon në drejtimin e duhur

TË FUNDIT

Futbollisti i Mançester Junajtedit, Kristiano Ronaldo vlerëson se ekipi i tij është në rrugën e duhur për të dalë nga kriza e rezultateve.

Mançesteri mbrëmë e mundi Evertonin me 2:1 në xhiron e 10-të të Kampionatit të Premier Ligës angleze, ndërsa Ronaldoi e shënoi golin e parë këtë sezon dhe gjithsej të 700-të në karrierën e tij.

“Fitore e shkëlqyer djema! Edhe një hap në drejtimin e duhur!”- shkroi Ronaldo në rrjetet sociale.

Mançester Junajted arriti deri në 15 pikë dhe u ngjit në pozitën e 5-të në Kampionatin anglez të futbollit. Evertoni është i 12-ti me 10 pikë.