“Mësoni, ju duhet të mësoni”
“Mësoni, ju duhet të mësoni”
Cristiano Ronaldo shpjegoi gjestin e tij që zemëroi fansat e Atletico Madrid. Ai gjatë ndeshjes së të mërkurës, ndërmjet Atletico Madrid dhe Juventus-it u pa duke bërë gjeste me duar.
Ylli portugez bëri një gjest drejt tifozëve të Atleticos në minutat e fundit të ndeshjes. Sipas mediave spanjolle, veprimi i referohet Hat-trick-ut që shënoi Ronaldo sezonin e kaluar.
Ai u pyet nga gazetarët pas lojës për domethënien e veprimit të tij.
“Mësoni, ju duhet të mësoni”, ishte përgjigjia e Ronaldos.
Ndeshja mes “Zonjës së vjetër” dhe Atleticos përfundoi me rezultat të barabartë 2:2./21Media
