Ronaldo prononcohet para ndeshjes me Maqedoninë

TË FUNDIT

Futbollisti i reprezentacionit të Portugalisë, Cristiano Rondaldo ka shkruar pas fitores që arritën mbrëmjen e djeshme ndaj Turqisë. Ai shkruan se ekipi duhet të vazhdoj tutje duke e respektuar kundërshtarin.

“Asgjë nuk është fituar ende. Duhet të vazhdojmë të punojmë seriozisht, duke respektuar kundërshtarin, por gjithmonë duke besuar në aftësitë tona. Përpara Portugali! Po shkojmë në Katar”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Ndryshe, Portugalia do të përballet me Maqedoninë e Veriut për të siguruar biletën për botërorin e futbollit Katar 2022.