Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv për koronavirus. Ylli i Juventusit do të paraqitej për Portugalinë nesër në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Suedisë. Ai është liruar nga loja dhe tani duhet të izolohet.
Federata e Futbollit të Portugalisë bëri të ditur këtë lajm, përcjell portali tv21.tv
“Cristiano Ronaldo u lirua nga loja e Kombëtares pas një prove pozitive për COVID-19, kështu që ai nuk do të përballet me Suedinë.”
Ronaldo raportohet të jetë mirë me shëndet dhe nuk ka simptoma. Ai është i vetmi anëtar i skuadrës së Portugalisë që rezulton pozitiv.
Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi Ronaldo paraqiti në barazimin pa gola të Portugalisë me Francën. Në pjesën e parë, super ylli portugez pa duke qeshur dhe përqafuar Kylian Mbappe./21Media
