Ronaldo feston golin e 900-të në karrierë

TË FUNDIT

Cristiano Ronaldo na rikujtoi edhe një herë që është pjesë e “yjeve” më të shndritshëm të futbollit, me 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, që ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës përballë Kroacisë, duke shënuar golin e 900-të në karrierën e tij.

Një asistim perfekt i Nuno Mendes është kapur mjaft mirë nga “ylli” portugez, i cili me një goditje perfekte brenda zonës dërgon topin në rrjetë, duke shpërthyer menjëherë në lot, pas shënimit të arritjes jubilare.

Ndërkaq, kujtojmë se Portugalia dhe Kroacia po ndeshen në kuadër të javës së parë të UEFA Nations League, me ndeshjen që momentalisht është fikuar në rezultatin 2-0, pas golave të Diogo Dalot e Cristiano Ronaldo.

900 golat e Ronaldos:

450 për Real Madridin

145 për Man United

131 për Portugalinë

101 për Juventusin

68 për Al Nassr

5 për Sporting Lisbona