Ronaldo do të nënshkruajë kontratë të re me Juventusin

TË FUNDIT

Sulmuesi portugez Kristiano Ronaldo do ta vazhdojë kontratën me Juventusin, e cila i skadon në qershor të vitit 2022, publikuan mediat italiane.

Sipas burimeve të njëjta, udhëheqësia e klubit italian do t’i ofrojë Ronaldos vazhdimin e bashkëpunimit të paktën për edhe një vit.

Bisedimet për vazhdimin e bashkëpunimit do të fillojnë së shpejti dhe pritet që të rezultojnë me marrëveshje, sepse edhe vetë Ronaldo ka dëshirë që të mbetet te “Zonja e Vjetër” dhe ndjehet shkëlqyeshëm në Torino.