Ronaldo dhe Georgina vazhdojnë pushimet në Mallorca, në jahtin 6-milionësh

TË FUNDIT

Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez vazhduan të shijojnë pushimet e tyre familjare të Mallorca të shtunën (2 korrik), ndërsa u panë duke pushuar në superjahtin e tij luksoz.

Futbollisti i Manchester United, 37 vjeç, tregoi muskujt e tij teksa shihet pa bluzë ndërsa ishte ulur në kuvertën e sipërme të jahtit e tij “CG Mare” me vlerë 5.5 milionë funte (6.3 milionë euro) 26.78 milionë CG Mare.

Ai kishte të veshur një palë pantallona të shkurtër ngjyrë të kaltër dhe të bardhë ndërsa rrinte me djalin e tyre Cristiano Jr, 11 vjeç.

Ndërkohë Georgina, 28 vjeçe, dukej e pabesueshme me bikini të gjelbra, teksa bënte një dush jo dhe aq privat në varkë.

Modelja dukej me e freskët në fytyrë duke treguar bukurinë e saj natyrale, ndërsa lau flokët pas një zhytjeje në deti.

Pas një noti familjar, Ronaldo mori një jet-ski për një rrotullim dhe arriti ta mbajë me mjeshtëri kontrollin e tij.

Cristiano dhe partnerja e tij afatgjatë Georgina fluturuan me pesë fëmijët e tyre në Mallorca muajin e kaluar, shkruan DailyMail.

Georgina ka postuar më parë në Instagram për të ndarë fotografitë e ëmbla të grupit duke udhëtuar me një avion privat.

Ajo gjithashtu ofroi një vështrim në vajzën e saj shtatë javore Bella Esmerelda teksa ajo përqafoi të porsalindurin ndërsa ishte ulur përkrah Cristiano Jr, 11, Eva dhe Matteo, pesë vjeç dhe Alana Martina, katër vjeç.

Por duket se udhëtimi në ishullin spanjoll me një avion privat G200 prej 20 milionë funtesh (23.2 milionë euro) nuk ishte i mjaftueshëm pasi Ronaldo e pa të arsyeshme për t’u siguruar që Bugatti Centodieci i tij, me vlerë rreth 8.5 milionë funte (9.8 milionë euro), të vinte gjithashtu për udhëtimin, si dhe SUV-i i familjes Mercedes.

Ronaldo e bleu Bugattin-in e kufizuar në vitin 2020. Ai ka një shpejtësi maksimale prej 236 mph dhe shkon nga 0-62 mph në vetëm 2.4 sekonda.

Futbollisti thuhet se është një nga vetëm 10 personat në botë që kanë një model Centodieci.

Pushimi i Ronaldos vjen pasi ai thuhet se kërkoi që Manchester United ta linte të largohej nëse ata marrin një ofertë të kënaqshme këtë verë, vetëm një sezon pas ribashkimit në mënyrë sensacionale në klub.

Futbollisti u kthye në Old Trafford verën e kaluar nga gjiganti i Serie A, Juventus.

Ronaldo ka shënuar 24 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar, 18 nga ata në Premier League – që e ndihmuan të përfundojë si golashënuesi i tretë më i mirë në divizion.

Vendimi i yllit portugez thuhet se është nxitur nga dëshira e tij për të luajtur në Ligën e Kampionëve për pjesën e mbetur të karrierës së tij, sipas The Times.

United nuk arriti të kualifikohej në kompeticionin elitar të Evropës për klube pas një sezoni të mjerueshëm në Premier League dhe në vend të kësaj do të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm.

Ronaldo ka qenë pjesë e 19 sezoneve radhazi të Ligës së Kampionëve që kur u largua nga Sportingu i Lisbonës për futbollin anglez në verën e vitit 2003.

Sulmuesi ka bërë 183 paraqitje në këtë kompeticion, duke shënuar 140 gola dhe duke shtuar 42 asistime të tjera në atë kohë.

Ai kurrë nuk ka luajtur në Ligën e Evropës, ku United u kualifikua pasi përfundoi në vendin e gjashtë në Premier League./Telegrafi