Ronaldo dhe Georgina janë martuar?

TË FUNDIT

Cristiano Ronaldo ka ndezur thashethemet se ai dhe e dashura e tij prej kohësh, Georgina Rodriguez, janë martuar.

Ylli 39-vjeçar e bëri deklaratën për partneren gjatë një videoje stërvitjeje për markën e tij të fitnesit, Whoop, e cila u shpërnda në Instagramin e kompanisë, më 29 korrik.

Gjatë intervistës në palestrën e shtëpisë së tij, ai ndau disa nga gjërat që bën në kohën e lirë.

“Gjëja më e rëndësishme është se nuk është ajo që bëni, por duhet të bëni”, tha ai. “Kur nuk jam duke u stërvitur në klub, më pëlqen të punoj me gruan time në shtëpi sepse mund ta shtyej atë dhe ajo mund të më shtyej mua”.

Në komentet e videos në Instagram, e cila ka më shumë se 529 mijë pëlqime, shumë fansa vazhduan të pyesin nëse atleti po i referohet Rodriguez si gruaja e tij, sepse u martua.

Akoma nuk dihet nëse janë martuar apo jo, por një gjë dihet sigurt: ata po shijojnë çdo moment me familjen e tyre të madhe.