Romero: RMV është aleat i jashtëzakonshëm i NATO-s! Kovaçevski: Pushtimi rus tregoi se sa NATO është e rëndësishme

TË FUNDIT

Maqedonia e kremton ditën e NATO-s si anëtare e plotfuqishme e Aleancës dhe ne me krenari qëndrojmë krah përkrah me aleatët tanë në ndërtimin e shoqërisë së qetë dhe të lirë, theksoi kryeministri Kovaçevski në shënimin e ditës së NATO-s, 4 prilli. Ai tha se Maqedonia e dënoi pushtimin rus ndaj Ukrainës si shkelje serioze e së drejtës ndërkombëtare. Kovaçevski tha se rruga e anëtarësimit tonë në Aleancë ishte e gjatë megjithatë tani po ecim drejt fillimit të negociatave me BE-në.

“Procesi i integrimit të RMV-së në NATO ishte i gjatë, por tani në kohë të krizës ushtarake me përmasa të këtilla, po shohim se sa është e rëndësishme për një vend, sigurinë e të cilit e garanton aleanca më e madhe për siguri dhe mbrojtje në botë. Maqedonia e Veriut në tërësi e harmonizoi politikën e saj të jashtme me politikat e vendeve anëtare të NATO-s dhe politikat e BE-së dhe i sollëm të gjitha vendimet së bashku me aleatët“, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Këto ditë është shumë i rëndësishëm roli i Maqedonisë, ndërsa pushtimi rus ndaj Ukrainës tregon se sa është i rëndësishëm anëtarësimi në NATO, tha zëvendës ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm i NATO-s, Karmen Romero.

“Në këtë kontekst dhe në këtë realitet të ri dhe të papritur dua ta lavdëroj anëtarin tonë më të ri, Maqedonia e Veriut për përkushtimin  tuaj ndaj NATO-s, për shkak se ishit aleat i jashtëzakonshëm dhe element kyç për stabilitetin e Ballkanit perëndimor. Përpjekja e Maqedonisë së Veriut për avancim dhe promovim të sigurisë, stabilitetin dhe progresin në rajon, është kyçe për Aleancën“, theksoi  Karmen Romero, zëvendës ndihmëse e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.

Edhe ambasadorja e SHBA-ve në vend, Kejt Meri Bërns e theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO duke thënë se Maqedonia e demonstron vendosmërinë dhe përkushtimin e saj për paqen në rajon, tha ajo.

“Si partner i rëndësishëm dhe i plotfuqishëm, Maqedonia e Veriut vullnetarisht e ndau peshën për përgjigje ndaj kërcënimit aktual. Duke qëndruar krah përkrah në solidaritetin me fqinjët dhe aleatët e saj, me vendosmëri në përkushtimin e saj për paqen dhe sigurinë e të gjithë Evropës përmes veglave diplomatike dhe ushtarake, Maqedonia e Veriut është shembull i esencës së kësaj Aleancës mbrojtëse e cila u formua para 73 vjetëve“, pohoi Kejt Meri Bërns.

NATO këtë vit e shënon vjetorin e 73-të që nga formimi, ndërsa Maqedonia u bë anëtare e Aleancës para dy vjetëve.