Rokada e Dimitrovit dhe Osmanit, fillimi i negociatave në dhjetor, nuk pritet bllokim nga Bullgaria

Must Read

Lampard: Kepa Arisabalagan nuk e luajti ndeshjen e tij të fundit për Chelsea

Menaxheri i Çellsit, Frank Lampard ka mbrojtur Kepa Arisabalagan nga kritikat, për të cilat ai tha se...

Bashkëpunimi energjetik rajonal në fokus të vizitës së zëvendës kryeministrave Bytyqi dhe Nikollovski dhe ministrit Bekteshi në Selanik

Zëvendës kryeministrat për çështje ekonomike, koordinim të resoreve ekonomike dhe investime, Fatmir Bytyqi dhe zëvendëskryeministri për luftë...

Aktori Çun Lajçi vjen edhe në Shkup, bën shitjen e librave në sheshin Skënderbeu

https://youtu.be/qGIBqOutBRM Aktori i madh kosovar Çun Lajçi ka ardhur edhe në Shkup...
- Advertisement -

Në qindra metra largësi, në hyrje të ish zyrave dhe atyre aktuale, u krye rokada e funksioneve edhe mes Zv.kryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe Ministrit për punë të jashtme, Bujar Osmani. Që të dy porositën se edhe më tej mbeten në angazhimin e tyre për negociata të suksesshme dhe anëtarësim të vendit në BE.

“Në festën tonë shtetërore, 8 shtatori, në Bruksel për herë të parë, mes vendeve anëtare hapet debat rreth versionit të kornizës negocuese që do të prezantojë kryesimi gjerman. Mendoj se pritshmëritë dhe plani i kryesimit gjerman është Konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet në dhjetor të këtij vitit”, tha Nikolla Dimitrov, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

- Advertisement -

Osmani pasi që dje në ditën e parë në postin Ministër për punë të jashtme kishte bisedë telefonike me Filip Riker, tha se mes prioriteteve do të jenë sa më shpejtë të realizohet kontakt me Athinën dhe Sofjen zyrtareqë të debllokohen proceset e komisioneve ndërshtetërore.

 “Maqedoni me perspektivë, stabile dhe Evropiane është parakushti për rajon stabil, perspektiv dhe evropian, ndërsa kjo është në interes të gjithë vendeve të rajonit, duke përfshirë edhe Bullgarinë. Kështu që nuk shoh interes të asnjë vendi në rajon, e as Bullgaria të pengojë rrugën evropiane të RMV dhe ata këtë e dëshmuan që në Këshillin në mars kur edhe përkundër vërejtjes unilaterale, megjithatë dhanë miratim për vendimin për fillimin e negociatave”, u shpreh Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme.

- Advertisement -

Në fund të konferencës së përbashkët për media, Dimitrov dhe Osmani i këmbyen flamujt e BE me çka porositën se edhe pse i kanë ndryshuar funksionet, që të dy kanë të njëjtin qëllim – integrimet evropiane.

- Advertisement -

Lampard: Kepa Arisabalagan nuk e luajti ndeshjen e tij të fundit për Chelsea

Menaxheri i Çellsit, Frank Lampard ka mbrojtur Kepa Arisabalagan nga kritikat, për të cilat ai tha se ishin të padrejta.

Bashkëpunimi energjetik rajonal në fokus të vizitës së zëvendës kryeministrave Bytyqi dhe Nikollovski dhe ministrit Bekteshi në Selanik

Zëvendës kryeministrat për çështje ekonomike, koordinim të resoreve ekonomike dhe investime, Fatmir Bytyqi dhe zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm...

Aktori Çun Lajçi vjen edhe në Shkup, bën shitjen e librave në sheshin Skënderbeu

https://youtu.be/qGIBqOutBRM Aktori i madh kosovar Çun Lajçi ka ardhur edhe në Shkup të shes librat e tij.

Qytetarët pesimist, Sindikata optimiste, mendime të ndara rreth injeksionit financiar

https://youtu.be/31o-_mdWIxM -Jo, jo, sepse jam pesimist për të gjitha gjërat, ashtu edhe për këtë. Te ne nuk...

“Bombat” nga e kaluara, Jankullovska deri te Stavrevski: Të gjithë do të përfundojmë në burg

https://www.youtube.com/watch?v=Kse0mE2P5qU E në youtube ende mund të gjendet video incizimi i cili ka dalë nga "bombat" e...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -