Rodgers: Chelsea e City 20 vite prapa Liverpoolit

TË FUNDIT

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers thotë se Liverpool e Manchester United janë dy klubet më të mëdha në Angli dhe se duhen 20 vite që skuadra si City e Chelsea t’i arrijnë dy të lartcekurat.
Janë përhapur thashetheme se Raheem Sterling mund të transferohet tek skuadra e Mourinhos ose Pellegrinit, por Rodgers beson se një lëvizje e tillë do të ishte një hap prapa për anglezin.

“Nuk do të thosha se lojtarët tek ne zhvillohen për të shkuar në klube më të mëdha. Nëse thoni se Manchester City është klub më i madh se Liverpooli, gaboni”, deklaroi Rodgers, transmeton Koha.net.
“Në këtë moment, City është në një projekt të madh. Janë një klub i mrekullueshëm, e kam parë këtë gjë shumë vite më parë kur kam biseduar me ta. Kam respekt të madh për atë që po bëjnë”, shtoi trajneri i “Të Kuqve”.
“Megeithatë, në Angli janë dy klube të mëdha, Liverpool e Manchester United, kurse klubet tjera duhet të luftojnë që të jenë aty për 20 vitet e ardhshme”, tha mes tjerash ai.