RNB: Bojko Borisov sërish hoqi dorë nga mandati i deputetit

TË FUNDIT

Lideri i GERB-it dhe ish-kryeministër shumëvjeçar i Bullgarisë, Bojko Borisov nuk do të jetë deputet në Kuvendin e 47-të popullor, kumtoi Radioja nacionale bullgare, duke iu referuar burimeve të veta.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Borisov parashtroi edhe deklaratë në Komisionin qendror zgjedhor të Bullgarisë se tërhiqet nga vendi i tij i deputetit.

Ky është Kuvendi i tretë nacional në të cilin Bojko Borisov refuzon të jetë deputet.

Motivet për vendimin e këtillë ende nuk i thonë as Borisovi as bashkëpunëtorët e tij nga GERB-i, sqaron korrespondenti i MIA-s nga Sofja.